Në Samitin e G20-s të zhvilluar në vitin 2016 në qytetin Hangzhou të Kinës, një pikturë e madhe kineze me bojë e quajtur "Peizazhi i Liqenit Perëndimor" u bë piktura e sfondit për fotografinë në grup të liderëve të vendeve përkatëse dhe të udhëheqësve të organizatave ndërkombëtare. Piktura i ndihmoi mysafirët e huaj të shijojnë bukurinë e Liqenit Perëndimor dhe magjinë e pikturës kineze me bojë. Autori i pikturës është artisti i njohur kinez Chen Jialing.

Chen Jialing lindi në vitin 1937 në qytetin Hangzhou dhe është artisti përfaqësues i pikturës moderne kineze me bojë. Ai studioi pikturën kineze nga dy mjeshtër të pikturës Pan Tianshou dhe Lu Yanshao në Akademinë e Arteve të Provincës Zhejiang. Sipas Chen Jialing-ut, ai fitoi një kuptim të thellë teorik e teknik nga dy mjeshtrit.

Duke thithur frymën krijuese nga dy paraardhësit, Chen Jialing bëri një ndryshim të rëndësishëm në pikturën e tij. Ai braktisi mënyrën tradicionale të përdorimit të penelit e të bojës dhe krijoi efektin magjik të ndërveprimit midis letrës, ujit, penelit dhe ngjyrës. Kjo çoi në lindjen e stilit të tij të ri të bojës - bojë e lehtë.

Përveç kësaj, Chen Jialing zgjeroi bukurinë e pikturës kineze me bojë në fusha të tjera të jetës së përditshme, si për shembull në porcelan. Në Jingdezhen, "kryeqyteti i porcelanit" i Kinës, ChenJialing bashkëpunoi me artistëtë tjerë dhe vizatoi lule në 40 vazo të mëdha porcelani, gjë që e bën atë të parin që pikturon lule në sende të mëdha prej porcelani.

Artisti 85-vjeçar tha se ai nuk do të pushojë së krijuari as në vitet e fundit, duke shpresuar të shfaqë më tej estetikën orientale në arenë artistike ndërkombëtare. (Fani/Artan)