Duke filluar nga mbrëmja e 2 gushtit, Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës ka kryer një sërë operacionesh të përbashkëta ushtarake rreth ishullit të Tajvanit, po zhvillon manovra të përbashkëta ajrore e detare në ujërat dhe hapësirën ajrore në veri, në jugperëndim dhe në juglindje të ishullit, po bën goditje me municion nga largësia në ngushticën e Tajvanit dhe po organizon prova të lëshimit të raketave konvencionale në ujërat lindore të ishullit të Tajvanit.

Gu Zhong, zv.shefi i Shtabit të Komandës së Zonës Lindore tha:"Ky operacion i përbashkët ushtarak është një masë e nevojshme e marrë për veprimet e rrezikshme të autoriteteve të ShBA-së dhe Tajvanit mbi çështjen e Tajvanit. Komanda jonë ka organizuar stërvitje të forcave të ndryshme me një sistem të plotë, si kontrolli i përbashkët, mësymje detare e tokësore dhe goditje ajrore, për të testuar në mënyrë të gjithanshme performancën e armëve e të pajisjeve dhe aftësinë e përbashkët luftarake të trupave, si edhe për të bërë përgatitje për të përballuar të gjitha krizat.

Paralajmërojmë ata që vizituan Tajvanin dhe forcat e "pavarësisë së Tajvanit" se trupat e Komandës së Zonës Lindore kanë besim dhe aftësi të plotë për t'iu kundërvënë të gjitha provokimeve dhe për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial. "

Gjithashtu, nga ora 12:00 e 4 gushtit deri më 7 gusht (sipas orës së Pekinit), Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës do të zhvillojë manovra ushtarake e veprimtari stërvitore të rëndësishme, duke përfshirë stërvitje me municion luftarak, në ujërat detare dhe hapësirën ajrore të tyre si në vijim:

25-15.26N 120-29.20E, 24-50.30N 120-05.45E, 25-04.32N 119-51.22E, 25-28.12N 120-14.30E

26-07.00N 121-57.00E, 25-30.00N 121-57.00E, 25-30.00N 121-28.00E, 26-07.00N 121-28.00E

25-34.00N 122-50.00E, 25-03.00N 122-50.00E, 25-03.00N 122-11.00E, 25-34.00N 122-11.00E

22-56.00N 122-40.00E, 23-38.00N 122-51.00E, 23-38.00N 123-23.00E, 22-56.00N 123-09.00E

21-14.00N 121-33.00E, 21-33.00N 121-18.00E, 21-07.00N 120-43.00E, 20-48.00N 120-59.00E

22-43.00N 119-14.00E, 22-10.00N 119-06.00E, 21-33.00N 120-29.00E, 22-09.00N 120-32.00E

Për arsye sigurie, hyrja e anijeve dhe e avionëve në këto hapësira detare dhe ajrore është e ndaluar.