Foto:Xinhua
Presidenti Xi Jinping ka theksuar promovimin e unitetit dhe të punës së palodhur të kinezëve brenda dhe jashtë vendit, për të bashkuar forcat për përtëritjen e madhe të kombit kinez.
Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i tha këto në një konferencë qendrore mbi punën e frontit të bashkuar, të mbajtur nga e premtja deri të shtunën në Pekin.
Ky vit shënon 100-vjetorin e politikës së frontit të bashkuar, tha ai, duke theksuar rëndësinë e respektimit të drejtimit të duhur të zhvillimit të frontit të bashkuar patriotik.
Duke përshkruar detyrat themelore të frontit të bashkuar patriotik në epokën e re, Xi bëri thirrje për mbështetjen e udhëheqjes së PKK-së, ndjekjen e rrugës së socializmit me karakteristika kineze, bashkërendimin e të përbashkëtave e dallimeve dhe promovimin e marrëdhënieve harmonike midis partive politike, kombësive, feve e shtresave shoqërore.
Sipas librit të bardhë me titull "Sistemi i partive politike i Kinës: Bashkëpunimi dhe konsultimi", të publikuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës vitin e kaluar, sistemi i bashkëpunimit shumëpartiak dhe i konsultimit politik nën udhëheqjen e PKK-së është një politikë bazë e Kinës.
Përveç Partisë Komuniste, në Kinë janë edhe tetë parti të tjera politike. PKK-ja ushtron pushtetin shtetëror dhe partitë e tjera marrin pjesë plotësisht në administrimin e çështjeve shtetërore nën udhëheqjen e saj.
(Çang Çuo)