Foto:VCG

Është bërë përparim i rëndësishëm në nxitjen e gjithanshme të qeverisjes së bazuar në ligj në Kinë që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës në vitin 2012, tha të enjten ministri kinez i Drejtësisë Tang Yijun.

Deri në fund të qershorit 2022 u formuluan dhe u rishikuan më shumë se 730 ligje dhe rregullore administrative. Aktualisht janë në fuqi 292 ligje e 598 rregullore administrative, shtoi ai.

"Niveli i ekipit të punës ligjore gjithashtu është përmirësuar vazhdimisht, dhe ekipi i shërbimit ligjor ka vazhduar të rritet gjatë dekadës së fundit," tha Tang.

Deri më qershor 2022, kishte 605 000 avokatë dhe 37 000 studio ligjore në mbarë vendin dhe sistemi i unifikuar kombëtar i provimit të kualifikimit profesional është përmirësuar.

"Që nga Kongresi Kombëtar i 18-të i PKK-së, më shumë se 1.029 milionë veta kanë marrë kualifikime profesionale juridike, gjë që forcon më tej arsimin ligjor e studimin e teorisë ligjore dhe kultivon një grup të madh talentesh juridike," vuri në dukje kreu i dikasterit kinez të drejtësisë. (Çang Çuo)