Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të premten një mesazh simpatie homologut të tij amerikan Joe Biden, që është prekur nga COVID-19.

Në mesazh, Xi i uron Biden-it shërim sa më të shpejtë.

Para kësaj, presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se ai ka simptoma të lehta dhe "ndihet mirë" pas një testi pozitiv për COVID-19 të enjten. Ai do të karantinohet për pesë ditë dhe do të kthehet në veprimtaritë publike pasi të dalë negativ në testimin për COVID-19, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë. (Fani/Artan)