Foto nga VCG

Automjetet autonome për fazën e fundit të dërgimit, një zgjidhje për dërgimin pa kontakt të pakove te klientët gjatë mbylljeve për shkak të pandemisë, do të kenë një treg në lulëzim në Kinë, sipas librit blu të sapobotuar për industrinë e automjeteve.

Ky tregu parashikohet që do të ketë rritje eksponenciale brenda pesë vjetëve të ardhshëm dhe do të arrijë një sasi prej 60 000 makinash autonome pa drejtues për fazën e fundit të dërgimit deri në vitin 2025, thuhet në një raport vjetor mbi zhvillimin e industrisë së automjeteve komerciale të Kinës të publikuar të martën.

Megjithatë, shumë sfida janë ende përpara për komercializimin e automjeteve me drejtim autonom, vë në dukje raporti. Politikat dhe rregulloret për kalimin dhe hyrjen në rrugë të tyre nuk janë të qarta dhe në Kinë mungojnë standardet industriale për skenarë të ndryshëm për automjete të tilla.

Përveç kësaj, përdorimi në shkallë të gjerë i automjeteve komerciale me drejtim autonom kërkon ndërtimin e rrjeteve të komunikimit dhe infrastrukturës mbështetëse, që Kina ka ende nevojë t'i përmirësojë, thuhet në raport.

Gjatë shpërthimit më të madh të COVID-19 në Shangai, tre gjigantët e tregtisë elektronike të Kinës - JD, "Meituan" dhe "Alibaba" – dërguan qindra makina shpërndarjeje pa drejtues në lagjet e banimit, si një zgjidhje për çështjet e dërgimit pa kontakt dhe dezinfektimit.

Raporti vlerëson se madhësia e tregut për automjete të tilla dhe infrastrukturën përkatëse pritet të arrijë në 496 miliardë juanë (74.28 milionë dollarë) deri në vitin 2030. (Artan/Fani)