Foto nga VCG

Ditët e fundit, Instituti i Zhvillimit i Kinës me seli në Shenzhen publikoi "Raportin mbi integrimin e Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong - Hong-Kong - Makao me ndihmën e zinxhirit të blloqeve", ku thuhet se teknologjia digjitale e përfaqësuar nga zinxhiri i blloqeve po shpejton integrimin e Zonës së Madhe të Gjirit. Sot kjo është zona më aktive në aplikimet për patenta të teknologjisë së zinxhirit të blloqeve në Kinë. Sipas të dhënave, del se në vitin 2021, në pjesën kontinentale të Kinës dhe në Hong-Kong e Makao u paraqitën 10 710 aplikime për patenta shpikjesh lidhur me zinxhirin e blloqeve, 3 282 ndër të cilat janë nga Zona e Madhe e Gjirit, duke zënë 31 % të numrit të përgjithshëm. Njëkohësisht Shenzhen-i është qyteti kinez me numrin më të madh të aplikimeve për patenta shpikjesh të zinxhirit të blloqeve, me gjithsej 2 525 të tilla.

Në raport vihet në dukje se, pas fillimit të ndërtimit, Zona e Madhe e Gjirit Guangdong - Hong-Kong - Makao po zhvillon reformën në fushën e risive, strukturës industriale, zhvillimit të përbashkët etj. Risitë teknologjike mund të shmangin hendekun në fushën e ndërlidhshmërisë. Veçanërisht teknologjia digjitale, e përfaqësuar nga zinxhiri i blloqeve, mund të mbështetë risitë në zhvillimin ekonomik e shoqëror, sipas raportit. (Fani/Artan)