Foto nga VCG

Pas shqyrtimit njëvjeçar, të enjten, organi rregullator i sigurisë kibernetike i Kinës gjobiti gjigantin e rezervimit të taksive në celular "Didi Global" me 8.026 miliardë juanë (rreth 1.19 miliardë dollarë) për shkeljen e sigurisë së të dhënave dhe të privatësisë së përdoruesve.

Administrata e Hapësirës Kibernetike e Kinës (CAC) gjeti 16 veprimtari të paligjshme të "Didi Global", duke përfshirë mbledhjen e paligjshme të informacionit të pamjeve të ekranit të përdoruesve në albumin e fotografive në celular dhe mbledhjen e tepruar të informacionit të zonës së ruajtjes së përkohshme të të dhënave të përdoruesve.

Gjithashtu u gjet se "Didi Global" ka mbledhur informacione për njohjen e fytyrës së udhëtarëve dhe vendndodhjen e tyre të saktë kur aplikacioni funksionon në sfond. Rregullatori zbuloi se "Didi Global" ka përpunuar në mënyrë të paligjshme mbi 64 miliardë pjesë të dhënash vetjake.

Krahas kësaj, Administrata e Hapësirës Kibernetike zbuloi se një pjesë e veprimtarive të përpunimit të të dhënave nga "Didi Global" ndikon rëndë mbi sigurinë kombëtare. (Fani/Artan)