Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të hënën një letër urimi Konferencës së Trashëgimisë Bujqësore me Rëndësi Globale.

Kreu i shtetit i Kinës u shpreh në këtë letër se njerëzimi ka krijuar një qytetërim të shkëlqyer bujqësor dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore bujqësore është përgjegjësi e përbashkët e njerëzimit. Kina e përkrah aktivisht propozimin e FAO-s për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore bujqësore dhe ka forcuar pandërprerë mbrojtjen e kësaj trashëgimie. Pala kineze është e gatshme të punojë me bashkësinë ndërkombëtare për të mbrojtur trashëgiminë kulturore bujqësore, duke nxitur realizimin e Agjendës për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030 të OKB-së dhe krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Të hënën u hap në Qingtian të provincës kineze Zhejiang Konferenca e Trashëgimisë Bujqësore me Rëndësi Globale. Tema kryesore e kësaj konference është "Mbrojtja e trashëgimisë së përbashkët bujqësore, nxitja e gjallërimit rural". (Fani/Artan)