Foto nga VCG

Organet kineze të prokurorisë të niveleve të ndryshme kanë paraqitur mbi 670 mijë padi në interes të publikut gjatë pesë vjetëve të fundit, tha Hu Weilie nga Prokuroria e Lartë Popullore në një konferencë për shtypin të hënën.

Sipas tij, pas trajtimit siç duhet, janë restauruar rreth 7.86 milionë mu (afro 524 mijë hektarë) toka bujqësore, pyje, ligatina dhe kullota të dëmtuara dhe janë ricikluar ose pastruar mbi 45.8 milionë tonë mbeturina shtëpiake e të ngurta, duke u siguruar 9.35 miliardë juanë (rreth 1.4 miliardë dollarë) nga restaurimi ekologjik.

Hu Weilie tha gjithashtu se janë konfiskuar afërsisht 1.82 milionë kilogramë ushqime të falsifikuara e me cilësi të dobët dhe 60 mijë kilogramë barna të falsifikuara dhe të kontrabanduara.

Ngritja e padive në interes publik në Kinë filloi më 1 korrik të vitit 2017, pasi organi më i lartë ligjvënës i vendit rishikoi ligjet e procedurës civile e administrative, duke i përfshirë paditë për interes publik në ligj.

Hu Weilie shtoi se në pesë vjetët e fundit, Prokuroria e Lartë Popullore i është përmbajtur qëndrimit të mbrojtjes së interesave të popullit dhe ka bërë përpjekje për zgjidhjen e problemeve në lidhje me jetesën e njerëzve. Prokuroria e Lartë Popullore ka zhvilluar veprime të ndryshme mbikëqyrëse në fushat e mjedisit ekologjik, të sigurisë së ushqimeve e barnave, të sigurimit në punë etj. (Fani/Artan)