Foto nga VCG

Zyra e Inxhinierisë së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës (CMSEO) bëri të ditur se të dielën paradite, në 10:59 sipas orës së Pekinit, anija kozmike e mallrave “Tianzhou-3”, që transportoi materiale në stacionin hapësinor të Kinës, u nda plotësisht nga moduli kryesor “Tianhe”, pasi përfundoi të gjitha detyrat për montimin e stacionit hapësinor.

Më 20 shtator të vitit 2021 Kina lëshoi me sukses anijen kozmike “Tianzhou-3” nga vendi i lëshimit të anijeve kozmike “Wenchang” në provincën Hainan të Kinës Jugore, duke transportuar rreth gjashtë tonë mallra për në stacionin hapësinor. Më 20 prill të vitit 2022 anija kozmike e mallrave u bashkua me modulin “Tianhe”.

Aktualisht, “Tianzhou-3” është në gjendje të mirë dhe do të hyjë përsëri në atmosferë nën kontrollin tokësor në të ardhmen.

Sivjet do të kryhen gjashtë misione të fluturimit në hapësirë për të përfunduar ndërtimin në orbitë të stacionit hapësinor të Kinës.

Deri tani janë lëshuar anija kozmike e mallrave “Tianzhou-4” në maj dhe anija kozmike me astronautë “Shenzhou-14” në qershor. Tre anëtarët e ekuipazhit të “Shenzhou-14” do të qëndrojnë në stacionin hapësinor për gjashtë muaj. (Fani/Artan)