Foto nga VCG

Kina planifikon të kontribuojë 50 milionë dollarë në fondin ndërmjetësues financiar të miratuar nga Banka Botërore për parandalimin dhe përgjigjen ndaj pandemisë, tha ministri kinez i Financave Liu Kun.

Duke folur në mbledhjen dyditore të ministrave të Financave të G20-s që u mbyll të shtunën, Liu Kun tha se anëtarët e G20-s duhet të vazhdojnë të ruajnë pozicionin e këtij grupimi si forum kryesor për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar. Ata duhet të bashkërendojnë parandalimin dhe kontrollin e pandemisë me zhvillimin ekonomik e shoqëror, të mbrojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e zinxhirëve industrialë e furnizues globalë dhe të parandalojnë përhapjen e rëndë negative të rregullimit të politikave prej disa vendeve.

Sipas tij, Kina i përkrah kanalet financiare të G20-s të zhvillojnë shkëmbime për politikat lidhur me ndryshimin klimatik dhe i përmbahet parimit të përgjegjësisë së përbashkët, por të ndryshme.

Liu Kun theksoi po ashtu se Kina është e gatshme të punojë së bashku me të gjitha palët për të arritur investime infrastrukturore me standarde të larta, me përfitime për popujt dhe të vazhdueshme. (Fani/Artan)