Foto nga VCG

Të shtunë në orën 6 e 57 të mëngjesit, Kina lëshoi me sukses dy satelitë të rinj të gjurmimit në largësi me qartësi të lartë nga Qendra e Lëshimit Satelitor e Taiyuanit në provincën Shanxi të Kinës Veriore.

Çifti i satelitëve, “Siwei-03” dhe “Siwei-04”, u lëshua nga raketa bartëse “Marshimi i Madh-2C” dhe hyri në orbitën e planifikuar.

Dy satelitët do të ofrojnë shërbime tregtare të të dhënave të gjurmimit në largësi për sektorët në zhvillim, si siguria urbane, mbrojtja e sigurisë, hartografia 3D me skenë reale, modelimi i informacionit të qytetit për planifikimin urban, bujqësia digjitale, hetimi i burimeve të tokës, parandalimi e zbutja e fatkeqësive natyrore, mbikëqyrja detare etj.

Më 29 prill të vitit 2022, grupi i parë i satelitëve “Siwei-01” dhe “Siwei-02” u lëshuan në orbitë.

Satelitët u prodhuan nga kompania “Siwei” e Teknologjisë së Hartografimit e Kinës, e cila është dega e Grupit të Shkencës e Teknologjisë së Hapësirës Ajrore të Kinës (CASC), kontraktori kryesor i hapësirës ajrore i Kinës.

Kompania planifikon të ndërtojë një sistem satelitor tregtar të gjurmimit në largësi të brezit të ri deri në vitin 2025, të përbërë nga 28 satelitë në hapësirë dhe objekte tokësore për matjen, kontrollin dhe marrjen, trajtimin dhe përdorimin e të dhënave. (Fani)