Foto:VCG

Foto:VCG

Një zyrtar i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit bëri të ditur për mediat se një prej objektivave të takimit të ministrave të Jashtëm të Kinës e ShBA-së do të jetë që të konsolidohet “muri mbrojtës” i marrëdhënieve dypalëshe dhe të shtohet stabiliteti i këtyre marrëdhënieve.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze Zhao Lijian vuri në dukje në një konferencë për shtypin të enjten se tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane jani “muri mbrojtës” për marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve.

“Marrëdhëniet Kinë-ShBA janë marrëdhëniet më të rëndësishme dypalëshe në botë. Si dy ekonomitë më të mëdha të botës dhe vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina dhe ShBA-ja duhet t'i përmirësojnë marrëdhëniet e tyre dhe jo t’i prishin. Të dy palët duhet të zbatojnë parimin e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta, duke nxitur kthimin e marrëdhënieve dypalëshe në shinat e zhvillimit të shëndetshëm. ShBA-ja duhet të zbatojë me rigorozitet tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane dhe premtimet e bëra ndaj palës kineze,” u shpreh Zhao Lijian.