Foto nga VCG

Të dhënat zyrtare tregojnë se rezerva valutore e Kinës ishte rreth tre trilionë dollarë amerikanë në fund të qershorit, 56.5 miliardë dollarë ose rreth 1.8 për qind më pak se në fund të majit.

Sipas Administratës Shtetërore të Këmbimit Valutor, tregu valutor në Kinë muajin e kaluar ishte përgjithësisht i qëndrueshëm, me një ekuilibër të ofertës dhe kërkesës për valutë të huaj.

Në rrafsh ndërkombëtar, treguesi i dollarit u rrit ndjeshëm dhe çmimet e aseteve financiare në vendet kryesore ranë ndjeshëm për shkak të pritshmërive për politikat monetare e inflacionin dhe perspektivat për rritjen ekonomike globale.

Administrata u shpreh gjithashtu që ulja e rezervës valutore të Kinës erdhi edhe nga pakësimi i sasisë së monedhave të tjera të huaja përveç dollarit amerikan dhe ndryshimeve në çmimet e aseteve.