Foto nga VCG

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi do të takohet me homologun e vet amerikan Antony Blinken gjatë mbledhjes së ministrave të Jashtëm të G20-s në Bali të Indonezisë. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të diskutohen problemet e Tajvanit dhe Xinjiang-ut në këtë takim, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian u shpreh të mërkurën se problemi i Tajvanit është një çështje me interes thelbësor për Kinën, dhe gjithashtu për problemin e Xinjiang-ut pala kineze tregon një vëmendje të madhe.

Zhao Lijian tha se Tajvani është gjithmonë problemi më i rëndësishëm dhe më i ndjeshëm në marrëdhëniet kino-amerikane:

"Parimi i 'Një Kine' dhe tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane janë baza politike e marrëdhënieve ndërmjet Kinës e ShBA-së dhe qeveritë e ndryshme amerikane kanë bërë premtime lidhur me këtë. Edhe presidenti Joe Biden ka shprehur qëndrimin e mospërkrahjes ndaj 'pavarësisë së Tajvanit'. Pala amerikane duhet të respektojë tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane dhe të ndalojë përkrahjen ndaj 'pavarësisë së Tajvanit', për të mbrojtur bazën politike të marrëdhënieve dypalëshe."

Duke folur për problemin e Xinjiang-ut, Zhao tha se e ashtuquajtura "punë e detyruar" në këtë rajon është krejtësisht gënjeshtër.

"Ne i kërkojmë palës amerikane të ndalojë krijimin e gënjeshtrës së 'punës së detyruar' dhe zbatimin e 'Ligjit për parandalimin e punës së detyruar të ujgurëve'. Pala amerikane duhet të krijojë kushte të mira për bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat dhe të mos krijojë pengesa të reja," theksoi zëdhësi. (Fani/Artan)