Foto:VCG

Foto:VCG

Fitimet nga shitja e biletave të kinemave në Kinë në gjysmën e parë të këtij viti arritën në 17 miliardë juanë, ose rreth 2.5 miliardë dollarë amerikanë.

Gati 85 për qind e të ardhurave ishte nga filmat vendas.

Epika e luftës "Beteja në liqenin Changjin II", komedia "Shumë i qetë për të vrarë" dhe filmi artistik "Pamja e bukur" janë filmat që kanë fituar më shumë gjatë periudhës gjashtëmujore.

Të tre filmat u publikuan gjatë Festës së Pranverës.

Shifrat nga Rrjeti Informativ i Të dhënave të Filmave i Kinës tregojnë që 22 filma të rinj u publikuan në gjysmën e parë të këtij viti, që arritën të ardhura prej 100 milionë juanësh nga shitja e biletave të kinemave në Kinë.

15 prej tyre janë filma vendës dhe shtatë të huaj. (Çang Çuo)