Presidenti kinez Xi Jinping mbërriti me tren në Hong-Kong të enjten pasdite.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Ai përshëndeti bashkatdhetarët hongkongas dhe shprehu urimet e tij më të mira me rastin e 25-vjetorit të kthimit të Hong-Kongut në atdhe.

Duke folur pas mbërritjes në stacionin hekurudhor të trenave të shpejtësisë së lartë të Kowloon-it Perëndimor, Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, vuri në dukje se është shumë i kënaqur që viziton edhe një herë Hong-Kongun.

"Nesër është 25-vjetori i kthimit të Hong-Kongut në atdhe. Pjesëtarët e të gjitha kombësive në mbarë vendin do t'u bashkohen bashkatdhetarëve hongkongas për të festuar këtë ngjarje të gëzueshme. Dëshiroj t'u shpreh përshëndetjet e mia të ngrohta dhe urimet më të mira bashkatdhetarëve të Hong-Kongut,”tha kreu i shtetit i Kinës.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Xi Jinping-u vuri në dukje se, në të kaluarën, Hong-Kongu u ka bërë ballë provave të vështira herë pas here, duke kapërcyer çdo rrezik dhe sfidë. Pas stuhisë, Hong-Kongu ka rilindur nga hiri, duke treguar gjallëri të madhe.

"Faktet kanë vërtetuar se 'Një vend, dy sisteme' ka gjallëri të fuqishme e mund të sigurojë përparimin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të Hong-Kongut dhe të ruajë mirëqenien e bashkatdhetarëve hongkongas. 'Një vend, dy sisteme' është një parim i mirë dhe, duke iu përmbajtur këtij parimi, e ardhmja e Hong-Kongut do të jetë pa dyshim më e mirë dhe Hong-Kongu patjetër do të japë kontribute të reja e më të mëdha në ringjalljen e madhe të kombit kinez," u shpreh Xi.

Xi do të marrë pjesë të premten në një miting kremtues për 25-vjetorin e kthimit të Hong-Kongut në atdhe dhe në ceremoninë e marrjes së detyrës nga qeveria e mandatit të gjashtë e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut.

Foto:Hong Kong(VCG)

Foto:Hong Kong në atmosferën e kremtimit të 25 vjetorit të kthimit në atdhe(VCG)


Presidenti u takua pasditen në Hong-Kong me kryeekzekutiven e Hong-Kongut Carrie Lam.

Foto:Hong Kong në atmosferën e kremtimit të 25 vjetorit të kthimit në atdhe(Xinhua)

Foto:Hong Kong në atmosferën e kremtimit të 25 vjetorit të kthimit në atdhe(Xinhua)

Xi Jinping-u vuri në dukje se në pesë vjetët e fundit, me mbështetjen e vendosur të qeverisë qendrore, Carrie Lam ka përmbushur me besnikëri detyrat e veta kushtetuese, ka zbatuar me vendosmëri politikën "Një vend, dy sisteme", e ka udhëhequr qeverinë e Hong-Kongut në qeverisjen sipas ligjit, ka bashkuar njerëzit nga të gjitha sferat e jetës për të ndaluar dhunën dhe kaosin, ka luftuar me të gjitha përpjekjet kundër epidemisë, e ka integruar Hong-Kongun në mënyrë aktive në situatën e përgjithshme të zhvillimit kombëtar dhe ka bërë shumë punë e ka dhënë kontribut të rëndësishëm për ruajtjen e sovranitetit kombëtar, sigurisë, interesave të zhvillimit dhe përparimit e qëndrueshmërisë së Hong-Kongut. “Autoritetet qendrore e miratojnë plotësisht punën tuaj gjatë mandatit pesëvjeçar si kryeekzekutive,” i tha presidenti Xi znj. Lam.