Disa media raportuan se sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus, i është shprehur privatisht palës europiane se “është e mundshme që koronavirusi ka dalë nga laboratori i Wuhan-it”. Për këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha të mërkurën në një konferencë shtypi se Sekretariati i OBSh-së e ka sqaruar palën kineze, duke theksuar se sekretari i përgjithshëm nuk i ka thënë ato fjalë privatisht ose publikisht, se raportet përkatëse nuk përputhen aspak me faktet dhe se sekretari i përgjithshëm e kundërshton plotësisht përmbajtjen e tyre.

[Foto:Wang Wenbin/Ministria e Jashtme e Kinës]

[Foto:Wang Wenbin/Ministria e Jashtme e Kinës]

Zëdhënënësi theksoi se e ashtuquajtura teori e “daljes nga laboratori” është një gënjeshtër pa bazë shkencore, e krijuar me qëllime politike nga forcat antikineze. “Kina ka ftuar ekspertë ndëkombëtare të OBSh-së për të hetuar laboratorin në Wuhan. Raporti i hartuar bashkësisht doli qartë në përfundimin se dalja e koronavirusit nga laboratori është jashtezakonisht pak e mundur. Disa media raportuan thëniet për daljen nga laboratori pa respektuar faktet, dhe kjo është bërë me qëllim të keq. Këto thënie dëshmojnë përsëri se ‘dalja e virusit nga laboratori’ është manipulim politik për të njollosur Kinën, për të penguar gjurmimin shkencor dhe për të dëmtuar bashkëpunimin antipandemik ndërkombëtar,” tha zëdhënësi.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Wang vuri në dukje që, nëse palët përkatëse përkujdesen vërtet për gjurmimin e koronavirusit, ato duhet t’i bëjnë thirrje ShBA-së për të hapur laboratorët e saj dhe të zhvillojë hetime, duke mbështetur studimin e gjurmimit të koronavirusit në praktikë. (Li Huailiang/Artan)