Foto nga VCG

Projekti i parë me kredi të Bankës së Re të Zhvillimit në Kinë, Projekti i Shpërndarjes së Energjisë Diellore “Lingang” i Shangait, po funksionon pa probleme. Kjo vepër u bë e mundur në saje të një kredie mbi 33 milionë dollarë nga Banka e Re e Zhvillimit.

Stacioni i tij i energjisë diellore fotovoltaike, i ndërtuar nga Kompania e Zhvillimit të Energjisë së Re “Lingang Hongbo” e Shangait, synon të ulë lëshimet e karbonit me 52 000 tonë në vit, duke prodhuar rreth 65 megavatë energji fotovoltaike.

Sipas kompanisë, sasia e energjisë së përgjithshme të prodhuar nga kjo vepër deri në fund të majit 2022 arriti në rreth 220 milionë kilovat-orë (kWh). Kjo mund të zvogëlojë më tej lëshimet e dioksidit të karbonit me rreth 175 000 tonë, barasvlerësi i afro 80 mijë tonëve qymyr standard. Shmangia e përdorimit të një sasie kaq të madhe qymyri mund të largojë rreth 6000 tonë dioksid squfuri dhe rreth 3500 tonë okside të azotit nga atmosfera. Sipas vlerësimeve, kjo do t’u kursejë përdoruesve të energjisë fotovoltaike rreth 8.1 milionë juanë (1.21 milionë dollarë) kosto të energjisë elektrike.

Lidhur me këtë projekt, zëvendëspresidenti dhe kryezyrtari financiar i Bankës së Re të Zhvillimit Leslie Maasdorp tha: "Ai tashmë është duke kontribuuar në ‘gjurmën e gjelbër’ në Shangai. Ne do të vazhdojmë të bëjmë më shumë projekte. Kemi mjaft projekte në provinca të ndryshme të Kinës".

Banka e Re e Zhvillimit, e themeluar nga vendet e BRICS-it (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) në vitin 2015, ka ndihmuar në zhvillimin e gjelbër e të qëndrueshëm në Shangai. Prej saj priten më shumë projekte dhe investime në Kinë dhe në vendet e tjera të BRICS-it.