Foto nga VCG

Vëllimi i transportit detar dhe ajror të mallrave në Shangai gjatë javës së kaluar u mëkëmb në më shumë se 90 për qind të niveleve normale, në sfondin e rinisjes së prodhimit pas një periudhe të shpërthimit të COVID-19.

Më shumë kompani kanë rifilluar punën që kur Shangai përshpejtoi rinisjen e prodhimit dhe të funksionimit normal që nga 1 qershori.

Gjatë javës së kaluar përpunimi ditor i mallrave në Portin e Shangait i kaloi 119 000 kontejnerë standardë, ndërsa vëllimi ditor i deklaratave të eksportit në portin “Yangshan” të Shangait u rrit me më shumë se 50 për qind, duke arritur në 11 000.

Përpunimi i mallrave në Portin e Shangait ishte 3.41 milionë kontejnerë standardë në maj, me një rritje mesatare ditore prej 7 për qind krahasuar me prillin, duke treguar një hov më të madh rimëkëmbjeje të portit më të madh të kontejnerëve në botë.

Kina ka marrë masa të ndryshme për funksionimin e lirshëm të porteve, duke përfshirë sigurimin e operacioneve gjatë gjithë kohës, zhbllokimin e transportit ujor dhe përdorimin e teknologjisë për të përmirësuar efikasitetin e shërbimeve logjistike.

Fluturimet mesatare ditore të mallrave në Aeroportin Ndërkombëtar “Pudong” të Shangait e tejkaluan shifrën 200 gjatë pushimeve treditore të Festës së Varkës së Dragoit që u mbyllën më 5 qershor, duke u kthyer në nivelet që kishte para shpërthimit.

Shangai po mëkëmbet nga një valë e COVID-19 pas masave të rrepta të kontrollit të virusit për dy muaj. Qyteti ka përshpejtuar rifillimin e punës në sektorë të ndryshëm.