Foto nga VCG

Fitimet industriale të Kinës janë nën trysni në një periudhë afatshkurtër, por pritet të mëkëmben nga rifillimi i rregullt i prodhimit, politikat që lehtësojnë barrën e ndërmarrjeve dhe faktorë të tjerë, tha të premten statisticieni i lartë i Zyrës Kombëtare të Statistikave (NBS) Zhu Hong.

Fitimet e firmave industriale të Kinës në katër muajt e parë të këtij viti u rritën 3.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme, duke arritur në 2.66 trilionë juanë (390 miliardë dollarë), por 5 pikë përqindjeje më pak nga periudha janar-mars, treguan të dhënat e NBS-së të premten.

Sipas Zhu Hong-ut, rënia e fitimeve industriale në prill ka ardhur si pasojë e shpërthimit të COVID-19 në disa pjesë të Kinës, gjë që pengoi prodhimin dhe funksionimin e ndërmarrjeve industriale.

Me masat për të siguruar furnizimin me energji, për të ndihmuar ndërmarrjet të kapërcejnë vështirësitë dhe për të mbështetur ekonominë reale, rimëkëmbja e ekonomisë industriale do të promovohet në mënyrë efektive, u shpreh ai. (Artan/Fani)