Foto:VCG

Foto:VCG

Shkenca dhe teknologjia kineze përparuan më shpejt në dhjetë vjetët e fundit se çdo dekadë tjetër në histori, theksoi zv.ministri i Shkencës dhe Teknologjisë Li Meng në një konferencë shtypi në Pekin të enjten.

Li bëri të ditur se, në krahasim me vitin 2012, shpenzimet aktuale vjetore për kërkimin dhe zhvillimin janë rritur 2.7 herë, ndërsa shpenzimet për kërkimin bazë 3.4 herë.

Renditja e Kinës në Treguesin Global të Inovacionit u rrit 10 herë dhe tani është 22 vende më lart se në dekadën e kaluar, tha Li, duke shtuar se Kina është i vetmi vend që ka pasur një arritje të tillë.

Ai përdori shembujt e eksplorimeve të hapësirës e thellësisë detare dhe informatikën kuantike për të përshkruar arritjet e Kinës në kërkimin bazë dhe zhvillimin strategjik të shkencës e teknologjisë.

Pavarësisht përparimit të madh, zv.ministri tha që Kina është ende shumë prapa vendeve udhëheqëse të botës në zhvillimin tekniko-shkencor dhe se nevojiten më shumë përpjekje.

Reforma e sistemit të menaxhimit të tekniko-shkencor ka qenë një detyrë e rëndësishme për Kinën në dekadën e fundit, u shpreh Li, duke vënë në dukje se presidenti kinez Xi Jinping ka propozuar shumë prej reformave institucionale lidhur me shkencën dhe teknologjinë.