Të premten, zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës Mi Feng u shpreh në një konferencë për shtypin se, deri të enjten, mbi 1 miliard e 250 milionë kinezë ishin vaksinuar kundër COVID-19.

Më shumë se 3 miliardë e 340 milionë doza vaksinash të COVID-19 janë injektuar në mbarë Kinën.

Që nga fillimi i majit, gjendja e përgjithshme epidemike në Kinë është bërë e qëndrueshme dhe numri ditor i rasteve të reja të konfirmuara dhe i rasteve asimptomatike vazhdon të ulet, tha Mi Feng. Ai shtoi se ende ekziston rreziku i ringjalljes së epidemisë dhe gjendja është ende e rëndë dhe e ndërlikuar.

Zëdhënësi vuri në dukje se globalisht pandemia është ende "duke u përhapur në nivel të lartë" dhe virusi ka pësuar vazhdimisht ndryshime.

Mi Feng ritheksoi nevojën për të ndjekur strategjinë "zero-COVID dinamike" për zgjidhjen e problemit të vatrave të infeksionit dhe për të siguruar identifikimin dhe kontrollin në kohë të të infektuarve, me qëllim që të ndalohet përhapja e mëtejshme e virusit. (Fani)