53 veta vdiqën dhe 10 të tjerë u shpëtuan në aksidentin e shembjes së ndërtesës në qytetin Changsha, kryeqendra e provincës Hunan të Kinës Qendrore.

Zyrtarë vendorë u shprehën në një konferencë për shtypin se ka përfunduar puna e kërkim-shpëtimit dhe nuk ka më persona të humbur.

Ndërtesa në distriktin Wangcheng të qytetit Changsha, me një sipërfaqe prej rreth 700 metrash katrorë, u rrëzua rreth mesditës së 29 prillit.

Këshilli i Shtetit i Kinës shpalli krijimin e një grup hetimor për këtë tragjedi. (Fani)