Një qendër e bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve ishullore të Paqësorit për ndryshimin klimatik u hap të enjten në provincën Shandong të Kinës Lindore.

Ceremonia e përurimit të qendrës dhe ceremonia e hapjes së dialogut të nivelit të lartë për ndryshimin e klimës Kinë-vendet ishullore të Paqësorit

Ceremonia e përurimit të qendrës dhe ceremonia e hapjes së dialogut të nivelit të lartë për ndryshimin e klimës Kinë-vendet ishullore të Paqësorit

Ceremonia e përurimit të qendrës dhe ceremonia e hapjes së dialogut të nivelit të lartë për ndryshimin e klimës Kinë-vendet ishullore të Paqësorit

Kjo qendër, e ndërtuar bashkërisht nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit dhe provinca Shandong, ndodhet në qytetin Liaocheng të Shandong-ut, bën të ditur zyra e punëve të jashtme e kësaj province.
Ceremonia e përurimit të qendrës dhe ceremonia e hapjes së dialogut të nivelit të lartë për ndryshimin e klimës Kinë-vendet ishullore të Paqësorit u zhvilluan të enjten nëpërmjet videolidhjes.
Pekini e njoftoi ngritjen e kësaj qendre në mbledhjen e parë të ministrave të jashtëm të Kinës e vendeve ishullore të Paqësorit, të mbajtur më 22 tetor të vitit të kaluar.
Qendra do të fokusohet në bashkëpunimin në fushën e ndryshimeve klimatike, zhvillimit të gjelbër dhe shkëmbimeve njerëzore ndërmjet Kinës e vendeve ishullore të Paqësorit, dhe gjithashtu do të promovojë bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella ndërmjet Shandong-ut e vendeve ishullore të Paqësorit në ndryshimin e klimës e fusha të tjera nëpërmjet trajnimeve, shkëmbimeve, veprimtarive akademike dhe ndihmës së huaj.

Zv.ministri i Jashtëm kinez Xie Feng në ceremoninë e përurimit të Qendrës së Bashkëpunimit për Ndryshimin Klimatik Kinë-Vendet Ishullore të Paqësorit(Foto:Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

Zv.ministri i Jashtëm kinez Xie Feng në ceremoninë e përurimit të Qendrës së Bashkëpunimit për Ndryshimin Klimatik Kinë-Vendet Ishullore të Paqësorit(Foto:Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

“Bashkëpunimi në fushën e sigurisë ndërmjet Kinës dhe Solomoneve është i hapur dhe transparent”, tha të enjten zv.ministri i Jashtëm kinez Xie Feng në një videofjalim të mbajtur në ceremoninë e përurimit të Qendrës.

Lidhur me spekulimet dhe akuzat e disa vendeve për nënshkrimin e marrëveshjes ndërqeveritare për sigurinë ndërmjet Kinës dhe Solomoneve, zv.kryediplomati kinez qartësoi qëndrimet e palës kineze.

“Ky bashkëpunim i hapur dhe transparent është në përputhje me interesat e përbashkët të Solomoneve dhe të rajonit të Paqësorit Jugor. Ai ka ndryshim thelbësor me veprimet e disa vendeve që synojnë formimin e qarqeve të vogla e të grupeve ushtarake dhe nxisin garën e armatimeve e kundërvënien, duke tensionuar më tej situatën rajonale. Këto vende nuk kanë të drejtë ta drejtojnë gishtin nga Kina dhe Solomonet. Ku e gjen të drejtën Austrialia për të ndërhyrë në bashkëpunimin midis Solomoneve 2000 kilometra larg dhe Kinës? Përbaltjet, spekulimet dhe kërcënimet kanë zbuluar mendësinë e tyre kolonialiste, edhe pse jemi në shekullin e 21-të”, theksoi zv.ministri.

Vendet ishullore preken preken rëndë nga ndryshimi klimatik(Foto:VCG)

Vendet ishullore preken preken rëndë nga ndryshimi klimatik(Foto:VCG)

Ai vuri në dukje se bashkëpunimi dhe shkëmbimet ndërmjet Kinës dhe vendeve ishullore të Paqësorit bazohen në sinqeritetin e miqësinë, barazinë e konsultimet, leverdinë e ndërsjellë dhe zhvillimin e përbashkët. Ato jo vetëm favorizojnë lulëzimin rajonal dhe shtojnë mirëqenien e banorëve vendorë, por edhe kanë krijuar një shembull për marrëdhëniet ndërkombëtare ndërmjet vendeve me madhësi të ndryshme që ndodhen në faza të ndryshme zhvillimi. “Faktet janë më të forta se fjalët. Gjatë zhvillimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit me vendet ishullore të Paqësorit Jugor, Kina nuk synon ndarjen e ‘sferave të ndikimit’, nuk praktikon kërcënimet e ngacmimin, por luan gjithmonë rolin si një forcë konstruktive për paqen e zhvillimin,” tha zv.ministri i Jashtëm kinez Xie Feng.