Foto: VCG

Foto: VCG

Administrata Shtetërore e Këmbimit Valutor e Kinës njoftoi të mërkurën të dhënat paraprake për bilancin e pagesave për tremujorin e parë. Të dhënat tregojnë se në tremujorin e parë, bilanci i pagesave i Kinës mbeti kryesisht në një gjendje të ekuilibruar. Suficiti i llogarisë rrjedhëse ishte 89.5 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa fluksi neto i investimeve të drejtpërdrejta arriti 65 miliardë dollarë amerikanë, duke ruajtur një nivel relativisht të lartë.

Wen Bin, kryestudiues në Bankën "Minsheng", u shpreh se në tremujorin e parë, fluksi neto i investimeve të drejtpërdrejta ishte 65 miliardë dollarë amerikanë, kryesisht falë faktit që fluksi neto i investimeve të drejtpërdrejta në Kinë arriti në 107 miliardë dollarë amerikanë, duke shënuar rekord.

"Në tremujorin e parë këtë këtij viti, fluksi neto i investimeve të drejtpërdrejta në Kinë ishte 107 miliardë dollarë amerikanë, duke vendosur një rekord të lartë. Kjo tregon që ekonomia kineze ka themele të forta dhe elasticitet të lartë. Investitorët e huaj janë optimistë për perspektivën e zhvillimit ekonomik të Kinës dhe kanë një vullnet të madh për të investuar në Kinë. Fluksi neto i investimeve kineze jashtë vendit ishte 42 miliardë dollarë amerikanë, duke u rritur afro 3 % në krahasim me tremujorin e katërt të vitit të kaluar, gjë që tregon se ndërmarrjet kineze kryen në mënyrë të rregullt investime jashtë vendit," theksoi Wen.

Foto: VCG

Foto: VCG

Sipas tij, suficitet bazë në bilancin e pagesave, si ato në llogarinë rrjedhëse, investimet e drejtpërdrejta etj., kanë ruajtur përmasa të mëdha në tremujorin e parë, dhe një pjesë e treguesve shënuan rekord, duke luajtur një rol të rëndësishëm për stabilitetin e lëvizjes ndërkufitare të kapitaleve.

Lidhur me luhatjet e fundit afatshkurtra në investimet ndërkufitare në letrat me vlerë, Wen vuri në dukje:

"Kohët e fundit, për arsye si shtimi i luhatjeve në tregun financiar ndërkombërar, edhe në Kinë janë rritur luhatjet afatshkurtra në investimet ndërkufitare të letrave me vlerë. Ky është reagim normal i tregut në situatë të ndërlikuar. Ekonomia kineze ka potencial të madh dhe elasticitet të fortë. Bazat për periudhën afatmesme dhe afatgjatë nuk kanë ndryshuar. Fluksi neto i investimeve të huaja është rritur, gjë që tregon se investitorët e huaj janë optimistë për perspektivën e zhvillimit të Kinës."

Foto: VCG

Foto: VCG

Eksperti vuri në dukje se me forcimin e politikave të brendshme për të mbështetur rritjen e qëndrueshme, ka mundësi të madhe që ekonomia në të ardhmen të jetë e qëndrueshme dhe të rritet më tej. Funksionimi i saj do të vazhdojë të jetë në një sferë të arsyeshme, gjë që do të krijojë themele më të forta për ruajtjen e ekuilbrit bazë të bilancit të pagesave të Kinës. (Çang Çuo)