Foto nga VCG

Rimëkëmbja e kërkesës së brendshme në Kinë ndihmoi që kapaciteti i kompanive ajrore globale të rritet këtë javë në nivelin më të lartë në vitin 2022.

Firma e të dhënave të udhëtimit OAG njoftoi se kompanitë ajrore globale shtuan 2.5 milionë vende në javën deri të hënën, gati gjysma e të cilave ishin në Kinë.

Sipas OAG-ut, kapaciteti i përgjithshëm i planifikuar i kompanive ajrore në Azinë Verilindore u rrit 10.8 për qind në javën deri të hënën krahasuar me një javë më parë.

Kapaciteti i përgjithshëm global i kompanive ajrore vendase dhe ndërkombëtare u rrit me 3.3 për qind këtë javë, duke arritur në 88.6 milionë vende, rreth 20 për qind më pak se në vitin 2019.

OAG-u tha se kapaciteti i planifikuar gjatë tre muajve të ardhshëm pritet të vazhdojë të jetë më afër niveleve të vitit 2019, duke treguar besimin në rimëkëmbjen e udhëtimeve. (Artan/Fani)