Foto: VCG

Foto: VCG

Ditët e fundit u publikua "Raportprogresi i ri mbi mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe mjedisin e biznesit (2021) ". Sipas raportit, në vitin e kaluar, qeveria kineze vazhdoi të forcojë mbrojtjen e pronësisë intelektuale të kompanive të huaj dhe mjedisi i biznesit në Kinë është përmirësuar më tej. Të dhënat tregojnë se, në vitin 2021, aplikantët e huaj morën 110 000 autorizime për patenta shpikjesh në Kinë, me një rritje prej 23 % në krahasim me vitin 2020; ndërsa regjistrimet e markave tregtare arritën në 194 000, 5.2 % më shumë. Midis tyre, numri i patentave të shpikjeve dhe i regjistrimeve të markave tregtare të aplikantëve amerikanë në Kinë u rritën përkatësisht me 32.1 % dhe 17.3 %.

Sipas raportit, Kina është bërë një nga dhjetë ekonomitë me përmirësimin më të madh të mjedisit të biznesit. Në "Raportin e sondazhit për mjedisin e biznesit të Kinës për vitin 2021" të publikuar nga Këshilli i Biznesit ShBA-Kinë, vihet në dukje që 95 % e kompanive të huaja në Kinë që morën pjesë në sondazh u shprehën se kanë arritur të marrin fitime, ndërsa 74 % u shprehën që e shohin Kinën si një nga pesë vendet më të rëndësishme të strategjisë së tyre globale . "Sondazhi i besimit të biznesit 2021", i publikuar nga Dhoma e Tregtisë e Bashkimit Evropian në Kinë, tregon se më shumë se gjysma e kompanive të anketuara besojnë se zbatimi i pronësisë intelektuale në Kinë është "mjaft i mirë" ose "shumë i mirë", për herë të parë në një sondazh të tillë.