Presidenti kinez Xi Jinping, gjithashtu kreu i Komitetit Qendror për Çështjet Financiare dhe Ekonomike (CCFEA), theksoi të martën përpjekjet për të forcuar në mënyrë të gjithanshme ndërtimin e infrastrukturës dhe për ndërtimin e një rrjeti modern infrastrukturor, për të hedhur themele të forta për ndërtimin e plotë të një vendi modern socialist.

Duke folur në mbledhjen e 11-të të CCFEA-s, Xi u shpreh se infrastruktura është një mbështetje e rëndësishme për zhvillimin ekonomik e shoqëror. Ai bëri po ashtu thirrje për ekuilibrimin e zhvillimit dhe sigurisë, si edhe për optimizimin e planit, strukturës, funksionit dhe mënyrës së zhvillimit të infrastrukturës.

Forcimi i gjithanshëm i zhvillimit infrastrukturor ka një rëndësi të madhe për të mbrojtur sigurinë kombëtare, për të lehtësuar qarkullimin e brendshëm ekonomik, për të promovuar "dy qarkullimet", për të zgjeruar kërkesën e brendshme dhe për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë, u vu në dukje në këtë mbledhje. (Artan/Fani)