foto nga VCG

foto nga VCG

Zyra Shtetërore e Pronësisë Intelektuale e Kinës publikoi së fundmi gjendjen e zhvillimit të pronësisë intelektuale të Kinës në vitin 2021. Sipas raportit, Kina ka bërë përparim solid në bashkëpunimin në fushën e pronësisë intelektuale në kuadër të nisnës "Një brez, një rrugë". Statistikat tregojnë se në vitin 2021, numri i aplikimeve për patentë të paraqitura nga kompanitë kineze në vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" ishte 8 596, me një rritje prej 29.4 % krahasuar me vitin 2020; ndërsa numri i autorizimeve për patentë arriti në 4 711, 15.3 % më shumë. Në të njëjtën kohë, numri i aplikimeve për patenta dhe autorizime shpikjesh në Kinë nga vendet përgjatë "Brezit dhe Rrugës" është rritur gjithashtu.

foto nga VCG

foto nga VCG

Në vitin 2021, Kina u përfshi edhe më shumë në qeverisjen globale të pronësisë intelektuale, duke iu bashkuar zyrtarisht Marrëveshjes së Hagës për Regjistrimin Ndërkombëtar të Dizajneve Industriale dhe Traktatit të Marrakeshit për Lehtësimin e Qasjes në Veprat e Botuara për të Verbrit, Personat me Vështirësi Shikimi ose Persona të Tjerë me Aftësi të Kufizuara për sa i përket Shtypshkrimit. Kina ka zbatuar në mënyrë të ndërgjegjshme përmbajtjen përkatëse mbi të drejtat e pronësisë intelektuale të marrëveshjes së Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP).

foto nga VCG

foto nga VCG

Po ashtu, në vitin 2021 monedha kineze RMB është promovuar me sukses për t'u bërë monedha e çmimeve dhe pagesave për tarifat ndërkombëtare në lidhje me aplikimet ndërkombëtare për patentë PCT të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, dhe kinezishtja është bërë gjuha e punës e Bashkimit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Varieteteve të Reja të Bimëve. Marrëveshja e Treguesve Gjeografikë Kinë-BE është zbatuar në mënyrë të rregullt dhe 244 produkte me tregues gjeografikë të Kinës e BE-së janë njohur dhe garantuar në mënyrë të ndërsjellë.