Foto nga VCG

Disa qendra tregtare në Shangai kanë rifilluar shërbimet në internet, teksa ky qytet vazhdon të zbatojë masat e mbylljes për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Metropoli me 25 milionë banorë, i konsideruar si një nga qytetet më të zhvilluara kineze dhe qendra financiare e Kinës, është goditur nga COVID-19 që nga marsi.

Të shtunën, në Shangai u raportuan 1 401 raste të konfirmuara të COVID-19 me burim të brendshëm dhe 19 657 bartës vendorë asimptomatikë, nga përkatësisht 2 736 dhe 20 634 raste të raportuara të premten.

Më shumë se 200 dyqane në "Global Harbor", qendra tregtare më e madhe në qendër të qytetit, janë rihapur për të ofruar "blerje në grup" për banorët që nga 18 prilli.

Rrjeti i restoranteve “Kwei Mun Lung”ofron porositje në internet. Javën e kaluar, 15 punonjës të tij u kthyen në punë për të shitur perime të freskëta dhe ushqime të ngrira gjysmë të gatshme për porositë e blerjeve në grup në lagjet e banimit. Ata po marrin 500 porosi në ditë, një shifër kjo më e madhe se përpara shpërthimit.

Një rritje e tillë në porositë për dërgesa vjen nga kërkesa e lartë për mallra ushqimore e produkte të përdorimit të përditshëm të banorëve të Shangait, teksa shumica e qytetit ndodhet ende nën menaxhim të mbyllur.