Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje të martën për zbatim të gjerë të teknologjive digjitale në administratën e shërbimet qeveritare dhe për të promovuar digjitalizimin dhe intelektualizimin e qeverisë.

Në një mbledhje të Komisionit Qendror për Thellimin e Reformës së Gjithanshme të kryesuar prej tij, Xi theksoi nevojën për të promovuar funksionimin digjital dhe inteligjent të qeverisë.

Ndërtimi i një qeverie digjitale ka një rëndësi të madhe për një qeverisje të bazuar në ligj, të pastër e të orientuar drejt shërbimeve, sipas një deklarate të publikuar pas mbledhjes.

Ndërtimi i një qeverie digjitale duhet të synojë përmbushjen e aspiratave të njerëzve për një jetë më të mirë, vijon deklarata, duke bërë thirrje për përpjekje për të krijuar një sistem shërbimi digjital me qasje të gjerë, zgjuarsi, përshtatshmëri, drejtësi dhe gjithëpërfshirje.

Digjitalizimi duhet të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e funksioneve të qeverisë si rregullimi ekonomik, mbikëqyrja e tregut, administrimi shoqëror, shërbimet publike dhe mbrojtja ekologjike e mjedisore.

Deklarata gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e përmirësimit të mekanizmit nxitës në shkencë e teknologji dhe bëri thirrje për dhënien e më shumë stimujve dhe mundësive për punonjësit e rinj tekniko-shkencorë. (Artan/Fani)