Mali Wuyishan në provincën Fujian është një zonë e famshme e prodhimit të çajit në Kinë. Në një kopsht çaji në këtë mal, midis shkurreve të çajit janë mbjellë perime. Kjo mënyrë e re e mbjelljes është shumë e zakonshme atje.

Një fermer çaji u shpreh se perimet do të jenë plehëruese të çajit dhe më pas do të mbillet edhe sojë. Praktika shumëvjeçare ka dëshmuar se mbjellja e çajit së bashku me perimet ose sojën, duke i përdorur si plehra, jo vetëm mund ta ushqejë tokën, por edhe mund të pakësojë shumë përdorimin e plehrave kimike.

Kina ka theksuar shumë herë objektivin e pakësimit të karbonit dhe po punon për realizimin e arritjes së kulmit të lëshimit të karbonit para fundit të vitit 2030 dhe për realizimin e asnjanësimit të karbonit brenda vitit 2060. Vjet në Kinë u pyllëzuan 3.6 milionë hektarë tokë dhe u kthyen 380 mijë e 800 hektarë tokë e kultivueshme në pyll. Këtë vit Kina planifikon të pyllëzojë 6.4 milionë hektarë.

Pamjet e marra nga satelitët amerikanë në vitin 2019 tregojnë që gjatë 20 vjetëve të fundit, Toka po gjelbërohet. Kina ka kontribuar për një të katërtën e shtimit të sipërfaqes pyjore në shkallë globale, duke zënë vendin e parë në botë. (Fani/Artan)