Kina ka hyrë në një fazë zhvillimi me cilësi të lartë dhe provinca jugore Hainan po udhëheq përpjekjet e vendit për të ekuilibruar mbrojtjen e mjedisit me zhvillimin.

Presidenti kinez Xi Jinping inspekton provincën Hai'nan(Xinhua)

Presidenti kinez Xi Jinping inspekton provincën Hai'nan(Xinhua)

Presidenti kinez Xi Jinping ndodhet në këtë provincë që nga e diela, duke vendosur në krye të agjendës së vizitës së tij të inspektimit ruajtjen e mjedisit, rigjallërimin rural dhe sigurimin ushqimor.

Duke ndjekur parimin e vendosjes së mbrojtjes ekologjike në plan të parë, në vitin 2017 Kina shpalli planin e gjithanshëm për krijimin e sistemit të ri të parqeve kombëtare, për të promovuar harmoninë mes njeriut e natyrës, për të mbrojtur shumëllojshmërinë biologjike dhe për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm.

Parku kombëtar i pyjeve tropikale i Hainan(Foto:VCG)

Parku kombëtar i pyjeve tropikale i Hainan(Foto:VCG)

Vitin e kaluar, Kina shpalli zyrtarisht grupin e parë të parqeve kombëtare të vendit gjatë një videofjalimi në samitin e liderëve të mbledhjes të 15-të të Konferencës së Palëve të Konventës për Shumëllojshmërinë Biologjike (COP15). Parku kombëtar i pyjeve tropikale të Hainan-it është një prej tyre.

Ky park kombëtar përfshin nëntë qytete e konte dhe ka një sipërfaqe të përgjithshme mbi 4 000 km katrorë. Ai ka pyjet tropikale më të përqendruara e më të mirëruajtura në Kinë dhe është i vetmi habitat për gibonët e Hainan-it, primatët më të rrallë në botë.