Tregtia e jashtme e Kinës u rrit 10.7 për qind në tremujorin e parë të sivjetshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 9.42 trilionë juanë (1.48 trilionë dollarë).

Në një konferencë shtypi të mërkurën, zëdhënësi i Administratës së Përgjithshme të Doganave Li Kuiwen bëri të ditur po ashtu se, nga janari në mars, eksportet u rritën 13.4 %, ndërsa eksportet 7.5 %, duke arritur përkatësisht në 5.23 trilionë dhe 4.19 trilionë juanë.

Përhapja e fundit e një varianti të ri të koronavirusit dhe konfliktet gjeopolitike kanë sjellë pasiguri në ekonominë kineze. Në mars, Treguesi i Menaxherëve të Blerjeve në sektorin kinez të manifakturës ra nën 50 për herë të parë në pesë muaj, duke treguar tkurrje të aktivitetit të fabrikave. (Artan/Fani)