Konflikti ruso-ukrainas ka ngjallur shqetësim global për mungesën e drithërave. Si dy vende kryesore të prodhimit të drithërave në botë, eksporti i grurit nga Rusia e Ukraina zë rreth 1/3 të vëllimit të përgjithshëm botëror.

Tani është stina e lërimit pranveror në Kinë. Për të mbrojtur sigurinë ushqimore në këtë vend me 1.4 miliardë banorë, Kina po merr masa në tre fusha që përkatësisht janë, përgatitje e farërave me cilësi të lartë, zhvillim i bujqësisë me teknologji të lartë dhe kontroll shkencor i rritjes së drithërave.