Presidenti kinez Xi Jinping ka mbajtur një fjalim në një tubim në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin për të nderuar ata që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Dimërore të Pekinit 2022.

Në fjalën e tij, Xi Jinping-u tha se populli kinez jo vetëm që ka vullnetin dhe vendosmërinë për të dhënë ndihmesë në çuarjen përpara të lëvizjes olimpike dhe nxitjen e solidaritetit e të miqësisë mes popujve të mbarë botës, por gjithashtu ka aftësinë dhe entuziazmin për të dhënë kontribute edhe më të mëdha.

Kina i ka dha botës lojëra të thjeshta, të sigurta e të shkëlqyera, duke mbajtur premtimin që i bëri bashkësisë ndërkombëtare, theksoi Xi.

Ai shtoi se synimi i Kinës për të përfshirë 300 milionë veta në sportet dimërore është realizuar, dhe ndjenja e kënaqësisë së njerëzve është rritur dukshëm. (Artan/Fani)