Me rastin e Festës Qingming (dita tradicionale kineze për të ndjerët), ambasadori i Kinës në Tiranë, Zhou Ding dhe stafi i ambasadës si dhe zëvendës drejtori i përgjithshëm i RTSH, Redi Neziri përkujtuan specialistët kinezë, Z. Zhang Baoyu, Z. Li Dexiong, Z. Peng Guiwen që dhanë jetën në projektet e ndihmës për Shqipërinë.

Në fjalën e tij në varrezën e Sharrës ambasadori kinez u shpreh se "Në vitet 60-70 të shekullit 20-të, Kina ndihmoi në ndërtimin e më shumë se 100 projekteve në Shqipëri, për realizimin e të cilave, erdhën afro 6000 ekspertë dhe specialistë, duke dhënë kontribut të pashlyeshëm në nxitjen e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe thellimin e miqësisë Kinë-Shqipëri"

Ndërsa zv. drejtori i përgjithshëm i RTSH Neziri tha “Jam i nderuar që sot bashkë me ambasadorin kinez po përkujtojmë specialistët të cilët dhanë jetën për ndërtimin e Radiotelevizionit shqiptar. Mendoj që gjithmonë këta specialistë që kanë kontribuuar në projekte madhore në Shqipëri do të përkujtohen dhe këto homazhe janë shenjë e falënderimit që ne si institucion kemi ndaj gjithë punës dhe veprës së këtyre specialistëve kinezë. Shpresojmë që bashkëpunimi mes institucioneve tona të ndërsjella të vazhdojë më tej”.

Ne Festen Qingming, ambasadori kinez bëri homazhe gjithashtu për miqtë e Kinës, Z. Bashkim Fino, ish-kryetar i grupit te miqësisë te Kuvendit, dhe Z. Agron Fico, një nder themeluesit e katedrës së shqipes në Universitetin e Gjuhëve të Huaja te Pekinit, në prani të familjeve të tyre.