Qenda Ndërkombëtare pa Taksa Doganore e Haikout në ndërtim, më 25 mars 2022/ VCG

Qenda Ndërkombëtare pa Taksa Doganore e Haikout në ndërtim, më 25 mars 2022/ VCG

Ditët e fundit, përfundoi ndërtimi i kornizës kryesore së Qendrës Ndërkombëtare pa Taksa Doganore të Haikout, e cila pritet të futet në funksionim brenda këtij viti.

Kjo do të jetë qendra më e madhe tregtare pa taksa doganore në Azi.

Ajo ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 289 mijë metrash katrorë dhe ndodhet në bregun perëndimor të qytetit Haikou, kryeqendrës së provincës Hainan të Kinës Jugore.

Qendra gjendet afër rrugës së vetme nga largohen turistët. Krahas shitjes pa taksa doganore, shërbimet e saj do të përfshijnë edhe shitjen me pakicë me taksa doganore, argëtimin kulturor, hotelerinë, ofrimin e ushqimeve etj. (Wang Lei/ Artan)