Foto nga VCG

Shanghai do të vazhdojë të zbatojë menaxhimin e mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm, bënë të ditur të hënën autoritetet shëndetësore vendore.

Sipas tyre, vendimi u mor ndërkohë që ata vijojnë të shqyrtojnë rezultatet e testimeve, të organizojnë ritestime dhe të zhvillojnë punët e tjera përkatëse.

Në mbarë qytetin u zhvillua testimi i antigjenit më 3 prill dhe testimi i acidit nukleik të hënën, në përpjekje për të frenuar valën e fundit të COVID-19.

Metropoli gjigant në Kinën Lindore nisi menaxhimin e përkohshëm të mbyllur nga fundi i marsit në dy faza.

Faza e parë përfshiu zonën në anën lindore të lumit Huangpu që ndan qytetin, ndërsa e dyta anën perëndimore të lumit.

Në Shangai u gjetën 425 raste të konfirmuara të COVID-19 me burim të brendshëm dhe 8 581 bartës asimptomatikë deri të dielën.

Më shumë se 38 000 mjekë nga 15 provinca kineze janë dërguar në Shangai për mbështetje, njoftoi të hënën Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës. (Artan/Fani)