Rregullatori i produkteve mjekësore i Kinës ka miratuar zhvillimin e provave klinike për dy vaksina mRNA të COVID-19, për të shtuar numrin e vaksinave në luftën e Kinës kundër pandemisë.

Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore e Kinës (NMPA) u ka dhënë dritën jeshile "CanSino Biologics" "CSPC Pharmaceutical" për të kryer prova klinike për vaksinat, sipas deklaratave të dy kompanive.

"CanSino" njoftoi në një deklaratë të hënën se studimi i vaksinës mRNA të saj përpara provave klinike kishte treguar se kjo vaksinë kandidate mund të krijonte antitrupa asnjanësues të nivelit të lartë kundër shumë varianteve, duke përfshirë "Omicron"-in.

Kina arriti një shkallë vaksinimi 87 për qind deri në fund të shkurtit. Vaksinat e përdorura janë kryesisht ato tradicionale të çaktivizuara. Ndërkohë ka disa vaksina kandidate mRNA të prodhuara në vend që ofrojnë një mundësi alternative. Kina ende nuk ka miratuar ndonjë vaksinë të huaj mRNA, si ato të "Moderna"-s ose "Pfizer". (Artan/Fani)