Presidenti kinez Xi Jinping vuri në dukje të premten se Kina dhe Bashkimi Europian (BE) duhet t’i sjellin më shumë stabilitet botës që po përballon pandeminë e COVID-19, rimëkëmbjen e ngadalshme ekonomike dhe krizën e Ukrainës.
Në një videotakim me presidentin e Këshillit Europian Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, presidenti Xi u shpreh se, si dy forca, tregje dhe qytetërime të mëdha, Kina e BE-ja duhet të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe e shkëmbimet për çështjet lidhur me paqen dhe zhvillimin global. Ai u bëri thirrje të dy palëve të luajnë një rol konstruktiv për t’i shtuar faktorët stabilizues botës së trazuar.
Kreu i shtetit kinez theksoi gjithashtu se Kina dhe BE-ja kanë mjaft interesa të përbashkët dhe një themel të fortë bashkëpunimi. Vetëm nëpërmjet bashkëpunimit e bashkërendimit, të dy palët mund të zgjidhin problemet dhe të përballojnë së bashku sfida.
Duke vënë në dukje qëndrueshmërinë dhe vazhdimësinë e politikës së Kinës ndaj BE-së, presidenti Xi i kërkoi Brukselit të zbatojë një politikë të pavarur ndaj Kinës dhe të punojë së bashku me Pekinin për stabilitetin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të të marrëdhënieve dypalëshe. (Fani)