Foto nga VCG

Byroja Politike e Komitetit Qendror të PKK-së zhvilloi të enjten një mbledhje për të dëgjuar raportin lidhur me aksidentin e rrëzimit të avionit të fluturimit MU5735 të kompanisë ajrore "China Eastern Airlines". Mbledhjen e kryesoi presidenti kinez Xi Jinping.

Pas aksidentit, presidenti Xi dha menjëherë udhëzime për të bërë të gjitha përpjekjet lidhur me kërkim-shpëtimin dhe për të bërë mirë punët e shërbimit ndaj të afërmve të viktimave. Tani detyrat e trajtimit të pasojave të aksidentit dhe të hetimit po zhvillohen rregullisht.

Në mbledhja u theksua që duhet të hetohet në mënyrë shkencore aksidenti dhe të zbulohet sa më parë shkaku i tij, duke publikuar në kohë dhe me saktësi rezultatet e hetimit.

Mbledhja kërkoi gjithashtu që palët e ndryshme të nxjerrin mësime nga kjo ngjarje për të shmangur aksidentet e ndryshme të sigurisë, duke vënë në dukje se duhet të kërkohet përgjegjësia te personat dhe zyrtarët përkatës. (Fani/Artan)