Foto nga VCG

Kina do të rrisë çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe naftës diezel duke filluar nga e premtja, tha të enjten organi më i lartë i planifikimit ekonomik i vendit.

Çmimet e benzinës dhe të naftës do të rriten me 110 juanë (rreth 17.33 dollarë) për ton në rritjen e shtatë radhazi që nga fundi i vitit të kaluar, njoftoi Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës.

Sipas mekanizmit të tanishëm të çmimeve, kur çmimet ndërkombëtare të naftës së papërpunuar ndryshojnë me më shumë se 50 juanë për ton dhe mbeten në atë nivel për 10 ditë pune, çmimet e produkteve të naftës së rafinuar, si benzina dhe nafta diezel, në Kinë rregullohen sipas rrethanave.

Tre kompanive më të mëdha të naftës në Kinë – Korporatës Kombëtare të Naftës, Korporatës Petrokimike të Kinës dhe Korporatës së Naftës Detare të Kinës – u është kërkuar të ruajnë prodhimin e naftës dhe të lehtësojnë transportin për të siguruar furnizimin e qëndrueshëm. (Artan/Fani)