Foto nga VCG

Pjesa kontinentale e Kinës raportoi mbi 1 500 raste transmetimi me burim të brendshëm të COVID-19 të martën.

Provinca Jilin njoftoi për më shumë se 1 100 infeksione të reja, ndërsa Shangai 326.

Shangai, i cili është tani nën një menaxhim të mbyllur me faza, regjistroi gjithashtu mbi 5600 raste asimptomatike në një ditë të vetme.

Autoritetet vendore bëjnë të ditur se kanë ndërmarrë veprime për të përmbushur nevojat e përditshme bazë të qytetarëve, ndërkohë që është duke u zhvilluar një raund tjetër testimi masiv. (Artan/Fani)