Foto nga VCG

Në konferencën për shtypin të organizuar të martën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin i njohu gazetarët me gjendjen e konsultimeve "Kinë-ShBA-Rusi+" për problemin e Afganistanit. Të mërkurën e të enjten, gjatë mbledhjes së tretë të ministrave të jashtëm të vendeve fqinje të Afganistanit që do të zhvillohet në qytetin Tunxi të provincës Anhui të Kinës, do të zhvillohen konsultimet "Kinë-SHBA-Rusi+" për problemin e Afganistanit.

Siç bëri të ditur Wang Wenbin-i, konsultimet do t'i drejtojë i dërguari i posaçëm i Ministrisë së Jashtme kineze për çështjen e Afganistanit Yue Xiaofeng. Në to do të marrin pjesë përfaqësuesit e posaçëm për problemin e Afganistanit të ShBA-së, Rusisë dhe Pakistanit. Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi do të takohet me ta.

"Kina, ShBA-ja, Rusia dhe Pakistani janë vende me ndikim të madh në problemin e Afganistanit. Ne presim që këto konsultime të forcojnë konsensusin e arritur nga palët e ndryshme për problemin e Afganistanit dhe të nxitin përkrahjen e vendeve të rajonit e të bashkësisë ndërkombëtare ndaj rindërtimit të Afganistanit, duke ndihmuar në realizimin e paqes e të zhvillimit në Afganistan," tha Wang Wenbin. (Fani/Artan)