Foto nga VCG

Qeveria kineze e ka vënë theksin te zhvillimi i gjelbër i "Një brez, një rrugë".

Në një udhëzues zyrtar thuhet se Kina synon të forcojë bashkëpunimin me vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" në fusha të shumta deri në vitin 2025 dhe të formojë një model zhvillimi të gjelbër deri në vitin 2030.

Dokumenti thekson po ashtu se do të thellohet më tej bashkëpunimi në fushën e energjisë së pastër, ndërsa Kina nxit kompanitë e energjisë diellore dhe të erës të "dalin jashtë vendit" dhe promovon bashkëpunimin teknologjik në fushat e energjisë së përtëritshme, të energjisë bërthamore të përparuar, të rrjetit inteligjent të energjisë elektrike, të energjisë së hidrogjenit etj.

Kina do të promovojë gjithashtu planet e automjeteve me energji të re dhe transportit të zgjuar përgjatë "Një brez, një rrugë", do të konsolidojë prirjen e zhvillimit të trenave të mallrave Kinë-Europë dhe do të nxitë logjistikën e gjelbër, thuhet në udhëzues. (Fani/Artan)