Kina ka njoftuar politikat e lehtësimit të taksave për prindërit që rritin fëmijë nën 3 vjeç, sipas një qarkoreje të Këshillit Shtetëror të nxjerrë të hënën.

Në qarkore thuhet që, duke filluar nga 1 janari, të ardhurat individuale të tatueshme të këtyre prindërve mund të ulen me gjithsej 1000 juanë (157 dollarë) në muaj për çdo foshnjë.

Një masë e tillë u përmend në raportin e punës së qeverisë të këtij viti, i cili u publikua gjatë dy sesioneve vjetore legjislative të Kinës në fillim të marsit.

Rritja e popullsisë në Kinë arriti një rekord të ulët vitin e kaluar me 480 000 lindje të reja, pavarësisht shpalljes së politikës së qeverisë për lindjen e dy fëmijëve në vitin 2016 dhe politikën e fëmijës së tretë vjet, duke i lejuar çiftet të kenë më shumë se një fëmijë.

Popullsia e Kinës është në plakje, ndërsa numri i mbi 60-vjeçarëve është rritur me më shumë se 3 milionë nga viti 2020 në 2021-shin. (Artan/Fani)