Foto nga VCG

Të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh në një konferencë për shtypin se ka përfunduar puna e tërheqjes së shtetasve kinezë nga Ukraina. Më se 5200 shtetas kinezë u tërhoqën të sigurt në vende përreth Ukrainës.

Po të hënën mbërriti në qytetin Fuzhou të Kinës avioni i 20-të me shtetas kinezë nga Ukraina.

Wang Wenbin i njohu gazetarët me gjendjen e evakuimit:

"Përveç një të plagosuri gjatë udhëtimit me makinë, të gjithë shtetasit e tjerë kinezë të tërhequr nga Ukraina janë në gjendje të sigurt dhe nuk ka asnjë viktimë. Më se 4600 shtetas kinezë të larguar në vendet përreth Ukrainës u kthyen në atdhe me 20 fluturime të përkohshme të organizuara nga qeveria kineze."

Zëdhënësi shtoi se gjatë procesit të tërheqjes, qeveria dhe qarqet e ndryshme ukrainase u kanë dhënë shtetasve kinezë ndihmë miqësore. Edhe Rusia, Moldavia, Rumania, Polonia, Hungaria, Sllovakia, Bjellorusia etj. kanë ndihmuar. Pala kineze i falënderon përzemërisht për ndihmën e çmuar, u shpreh zëdhënësi. (Fani/Artan)